Këtë burrë e ka zënë një hall i madh, në ndihmë i vijnë zjarrfikëset
16/06/2017 - 11:49

Një burrë i ngathët u detyrua të fuste dorën e tij në vrimën e një tualeti, pasi i kishte rënë telefoni celular, por ndërkohë mbeti edhe vetë brenda, aq sa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta liruar nga vendi ku ishte mbërthyer.

Burri kishte përdorur tualetin alla-turka në një spital. Në përpjekje të dëshpëruar për të marrë telefonin e tij të zgjuar dhe të dashur, ai futi dorën në thellësi të tualetit.

Por, jo vetëm nuk arriti të gjejë telefonin e tij, por shpejt e kuptoi se kishte ngecur aty.

Njeriu bërtiti për ndihmë dhe stafi i spitalit në një tavolinë aty pranë u alarmua nga pacientët. Ngjarja ndodhi në Erzurum të Turqisë verilindore.

Zjarrfikësve ju deshën të përdornin pajisje të posaçme në një operacion njëditor, ndërsa burri u mbulua me rroba të zjarrfikësesh. Pasi u lirua, krahu i burrit ishte i gjakosur, por gjithsesi ai u shfaq i buzëqeshur dhe falënderoi shpëtuesit.

Mori edhe një mjekim të vogël, teksa telefoni i tij nuk u gjet gjithsesi.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Shqipëria, i vetmi vend që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël

Close