Kështu duhet ti trajtoni kilentët
12/07/2017 - 14:23

Një klient i një banke, i  mërzitur nga sjellja e ftohtë e punonjësve, ka menduar që t’iu japë mësojë atyre se si duhet të trajtojnë klientët e tyre.

Klienti nga Rusia, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka sjellë dy striptiste në një nga filialet e bankës Sberbank, banka më e madhe e Rusisë. Kur hyri brenda ai i tha stafit se “po i  trajtonin klientët pa mirësjellje dhe në mënyrë të ftohtë”.

“Do të doja t’iu tregoja se si duhet ti trajtoni në të vërtetë klientët,”-shtoi ai.

Menjëherë në sfond filloi muzika dhe sy striptistet filluan të kërcenin dhe hoqën rrobat përpara stafit të tmerruar nga ajo çfarë po ndodhte.

Striptistet filluan të ngjiten në tavolinat dhe karriket e bankës.

Klineti i pakënaqur në fund shtoi: “Shpresoj që ta mbani mend këtë moment.”

Drejtori i marrëdhënieve me publikun për Sberbank, Oleg Vlasov tha se incidenti ka ndodhur në Moskë në fillim të muajit maj.

“Problemi i klientit është zgjidhur përpara se të ndodhte ky incident,”-u shpreh Vlasov. “Dhe e kemi denoncuar në polici për huliganizëm.”

Nuk është e qartë nëse policia ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta arrestuar, raporton Daily Mail.

  

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Djali i Trump publikon mesazhet me prokurorin e Rusisë, akuza për Clinton

Close