Kënga e bekuar e banorëve, ‘Despacito’ rrit ekonominë e vendit
12/07/2017 - 16:44

Despacito ka arritur majat e klikimeve në toplistat botërore, por nuk dihej se do sillte të ardhura për vendin ku është xhiruar klipi.

Luis Fonsi dhe Daddy Yankee zgjodhën Porto Rico pasi ishte vendlindja e tyre dhe e pëlqenin zonën, por nuk e morën parasysh se do rritej ekonomia e atij vendi.

Sipas të përditshmes ‘Un Nuevo Dia’ interesi i turistëve u rrit me 45% pas publikimit të këngës sepse të gjithë donin të dinin ku u rritën artistët.

Pas publikimit të këtij lajmi, Luis Fonsi shkruajti i kënaqur në llogarinë e tij në Instagram për këtë duke falenderuar qytetin, Yankee, modelen dhe kërcimtarët që morën pjesë në klip.

Dihet se para dy muajsh, guvernatori i Porto Rico e shpalli vendin të falimentuar, edhe pse e kishte ristrukturuar me një borxh prej 70 miliardë dollarësh.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close