Kangurët pushtojnë fushën e golfit
16/04/2017 - 14:55

Nuk është një gjë e pazakontë që ndonjë kafshë e paftuar të futet në fushë e golit, por në ‘The Country Club St Georges Basin’ në Australi, lojtarët janë detyruar që të luajnë në një fushë golfi të pushtuar tërësisht nga kangurë.

Një turmë me kangurë ishte përhapur në të gjithë gjelbërimin e fushës dhe kjo është filmuar nga Greg Tannos,  i cili ndodhej në aty, pasi ishte  në një udhëtim me miqtë e tij.

Ai  ka vendosur të bëjë disa foto dhe video dhe i ka postuar në faqen e tij ‘Find My Australia’.

Sa herë që shkoj atje shikoj më shumë kangurë”-ka thënë ai për Daily Mail Australia. “Është vetëm një fushë golfi e madhe dhe kjo është me të vërtetë Australia, ju shikoni përreth dhe mendoni me vete se ska asnjë vend tjetër ku ti do të dojë të ishe.”

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close