Kamionin e merr era mbi urë, shoferi shpëtohet me helikopter por vdes
10/02/2017 - 16:00

Një shofer gjeti vdekjen, pasi erëra e fortë fluturoi kamionin nga ura. Ngjarja ka ndodhur Chesapeake Bay Bridge.

Viktima, një 47 vjeçar po udhëtonte me 23 milje në orë mbi urën komplekse në Gadishullin Delmarva në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Besohet se erërat mbi 64 km në orë, bënë që rimorkioja e kamionit të dalë nga korsia dhe të përfundojë përtej kangjellave të çelikta të urës.

Kamioni mbeti i varur në urë, ndërsa shkaktoi bllokimin e trafikut. U desha ndërhyrja e një helikopteri për të shpëtuar drejtuesin e kamionit dhe për ta nxjerrë prej andej, por 5 minuta më vonë teksa transportohej për në spital, shoferi vdiq. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close