Instagram dhe Snapchat, të rrezikshme për shëndetin mendor
19/05/2017 - 17:36

Rrjetet sociale Instagram dhe Snapchat  kanë rezultuar shumë të rrezikshme për shëndetin mendor të të rinjve.

Sipas një studimi nga ‘Royal Society for Public Health’ u publikuan efektet pozitive dhe negative të bazuara në përgjigjet e 1500 të rinjve, nga mosha 14-24 vjeç.

Fëmijët u pyetën se cila nga platformat ndikon negativisht në shëndetin e tyre, dhe dolën në përfundimin se Instagrami ka impaktin më të keq, dhe pas saj ishte Snapchat.

Këto janë rrjete sociale që i tërheqin të rinjtë pasi janë të fokusuara të imazhi, por shpesh herë shkaktojnë depresion apo vetëbesim të ulët prej fotografive që postojnë të tjerët.

Ndërkohë, Youtube rezultoi si platforma që ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të të rinjve.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Gongu ka rënë për Ilir Metën

Close