Indi, elefanti vret 14 persona
09/08/2017 - 19:10

Një elefant në provincat Jharkhand dhe Bihar të Indisë ka vrarë 14 persona që nga prilli i këtij viti. 

Viktima e fundit e elefantit ishte i riu 25 vjeçar Raju Pahariya, i cili gjatë kthimit në shtëpinë e tij nga një market e kishte zgjedhur rrugën e shkurtër nga pylli.

Bashkëshortja e Pahariyas, Mangli Paharin thotë se gjatë muajve të fundit elefantët po i mbysin njerëzit por që njësitë pyjore nuk kanë marrë asnjë masë konkretë për kapjen e elefantit. Paharin thotë se fshatarët jetojnë me frikën e humbjes së jetës dhe të shkatërrimit të shtëpive të tyre.

Një zyrtar për mbrojtjen e pyjeve njoftoi se pritet të vijnë 5 trajnues dhe nje gjuhetar që të zbusin elefantin.

Thuhet se gjuetari është 61 vjeçari Nawab Shafath Ali Khan, i cili në moshën 12 vjeç ka marrë medalje ari me gjuajtjet e tij në lojërat kombëtare.

Zyrtari Singh po ashtu theksoi se kanë planifikim për qetësimin e elefantit, por që nëse nuk do të arrijnë ta kapin atë përkundër masave të marra, do të kërkojnë leje për vrasjen e elefantit.

Singh vuri në dukje se janë marrë të gjitha masat për kapjen e elefantit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close