I premtuan punë si ‘babysitter’, e droguan për të punuar si prostitutë
16/08/2017 - 17:41

“Një cift në New Jersey kanë gënjyer një 17-vjecare se do ti ofronin punë si dado duke e detyruar më pas të konsumojë drogë që të punojë për 10 ditë si prostitutë,” – thuhej në një njoftim të policisë.

Christopher White, 19 vjec dhe Adria Regn, 28 vjece janë përballur me akuza të shumta, ndër to edhe trafikimi i të miturve dhe kanë përfunduar pas hekurave.

Sipas mediave të huaja, ata kanë mashtruar vajzën duke i thënë që të kujdeset për dy fëmijë në një dhomë hoteli.

Pas kësaj e kanë detyruar që të konsumojë marijuanë, në të kundërt do të hidhnin fëmijët në rrugë.

Dyshja ka detyruar të miturën që të kalojë natën me meshkuj të ndryshëm dhe nëse do tentonte t’ia mbathte, do ta rrihnin.

Pas disa ditësh, vajza ia doli të arratisej duke mbërritur menjëherë në polici për të raportuar ngjarjen.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close