I moshuari hyn mes flakëve për të shpëtuar të plagosurit në makinën e aksidentuar
12/07/2017 - 12:22

Ky është momenti dramatik kur disa burra përpiqen për të shpëtuar nga flakët personat që ndodheshin brenda një automjeti të aksidentuar.

Pamjet e filmuara në Azerbajxhan tregojnë pasojat e përplasjes midis dy automjeteve. Dëshmitarët shihen duke nxituar në vendin e ngjarjes, ku shpërthen një zjarr i madh.

Ata tërheqin me dëshpërim dyert për t’i hapur ato dhe për të çliruar personat e bllokuar.

Ai dhe një tjetër e tërheqin shoferin nga makina, ndërsa një tjetër shkatërron dritaren nga ana e pasagjerëve.

Njerëzit dëgjuan duke bërtitur:  “Zjarrfikës! Allahu Ekber! (Allahu është më i madhi)”.

Incidenti ndodhi në një autostradë midis qytetit jugperëndimor të Rostov dhe kryeqytetit Baku.

Nuk u raportua se sa njerëz u shpëtuan ose sa keq u plagosën.

Por besohet se zjarri u shua nga dëshmitarët, sipas raporteve lokale.

Njeriu i moshuar që shpëtoi shoferin u vlerësua nga përdoruesit e internetit për guximin e tij.

‘Jo çdo i ri do të reagojë në mënyrën se si bëri ky burrë i moshuar!‘, komentoi dikush.

/Ora News.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close