I këndon ‘serenatë’ për 98-vjetorin, përlotet gjyshja
09/08/2017 - 21:59

Një djalë ka gjetur mënyrën e duhur për të surprizuar gjyshen e tij për 98-vjecorin. Ash Ruiz është këngëtar në Kolorado dhe ka performuar ‘Unforgettable’ për të duke i prekur të gjithë.

“Kur isha 8 vjeç, ajo më mësoi ta këdoja sepse ishte e preferuara e saj dhe e këndoja me të cdo vit. Kështu filloi traditë mes nesh,” – tha ai për ABCNews.

Gjyshja e tij, Jean duket se ka gjendje të rënduar të shëndetit dhe është përlotur nga momenti i mrekullueshëm. Sipas tij, me këtë këngë ajo kujton cdo cast të bukur që ka kaluar në jetë.

Pamjet janë publikuar nga ai në Facebook duke marrë shumë komente për gjestin e mahnitshëm që ka bërë ndaj gjyshes.

/oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close