Hajduti i vjedh telefonin, ja çfarë i bën gruaja
08/08/2017 - 14:25

Kjo video është vetëm një paralajmërim për të gjithë hajdutët e mundshëm. Viktima juaj mund të bëhet një kundërshtar shumë i frikshëm, siç dëshmon kjo grua kur rrahu për vdekje një burrë që dyshohet se u përpoq ti vjedhë celularin.

Gruaja e kap, e godet dhe e përplas përtokë hajdutin në një parking makinash në qytetin Nakhodka në rajonin jugor lindor të Rusisë, Primorsky Krai.

Këmbët e tij rrotullohen në ajër dhe më pas gruaja e hedh në tokë duke e goditur papushim në fytyrë.

Ajo e detyron që të ulet në gjunjë duke e goditur përsëri. Më pas, e tërheq burrin e paidentifikuar nga këmbët, i cili dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet ndërsa vazhdon që ta rrahë.

Video është filmuar me celular nga një dëshmitar që ka preferuar të mos përfshihet në zënkë.

Gruaja është raportuar se vuri re të akuzuarin kur u përpoq që ti vidhte celularin ndërsa ishin në dyqan. Nuk ka asnjë informacion nëse burri apo gruaja, të paidentifikuar, janë arrestuar. Dhe është gjithashtu e paqartë se çfarë modeli telefoni ka pasur gruaja.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close