Gruaja përpiqet të sjellë pëllumbin në jetë duke i bërë frymëmarrje në sqep
20/04/2017 - 14:11

Një grua është përpjekur që të sjellë në jetë një pëllumb duke i bërë frymëmarrje në sqep dhe duke i shtypur kraharorin. Video e shkurtër tregon gruan në Glasgow që i mban hapur sqepin pëllumbit me njërën dorë ndërkohë që ajo i jep frymë me gojë dhe shtrëngon kraharorin e tij, në mënyrë që atij ti fillojnë rrahjet e zemrës. Por përpjekja e saj ka dështuar pasi siç duket në video pëllumbi nuk ka reaguar ndaj ndihmës së saj.

Për ti bërë gjërat akoma më keq personi që e filmoi, i njohur si ‘Charlotte’, ka publikuar videon në Twitter dhe ka shkruar se pëllumbi i ngordhur është ngrënë nga një pulëbardhë.

 

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close