Gjyshes i bie fëmija në liqen, nuk hidhet për ta shpëtuar
18/03/2017 - 9:14

Një fëmijë ka rënë me karrocë në liqen sepse gjyshja nuk i kushtoi vëmendjen e duhur ngaqë po lante perimet. Ngjarja ka ndodhur më 11 mars në Kinë, por pamjet nuk ishin bërë publike.

Në video duket gruaja që bërtet pasi i ra 1-vjeçari në ujë dhe një burrë që hidhet për ta shpëtuar fëmijën. Gjyshja po kritikohet në rrjete sociale pasi nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur dhe më pas nuk u hodh vetë në ujë për ta shpëtuar. Kur u hodh në ujë, burri e mori në krahë fëmijën dhe u sigurua që është mirë dhe e nxorri nga liqeni duke ja dhënë gjyshes dhe një burri tjetër që ishte i pranishëm.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Dialogue, PM supports President’s initiative for political dialogue

Close