Gjendet diamanti prej 706 karat, një nga 10 gurët më të çmuar në botë
17/03/2017 - 12:14

Një pastor i krishterë duke punuar në një minierë në Sierra Leone ka gjetur diamantin 706 karat, i cili mund të jetë një nga dhjetë diamantet më të mëdhenj të gjetur ndonjëherë.

Guri i çmuar u gjet nga Emmanuel Momoh, i cili punon në rajonin Kono, në lindje të vendit. Diamanti do të shitet në Sierra Leone në një “proces transparent” sipas ofertës më të mirë, thuhet në një deklaratë të qeverisë.

Eksperti Diamond Paul Zimnisky tha se mund të jetë “në mes të 10 dhe 15 diamanteve më të mëdhenj të gjetur dhe se një zbulim i tillë është shumë i rrallë në një minierë kaq të vogël”.

Aktualisht nuk është cilësuar se sa mund të kushtojë dhe për shkak të ngjyrosjes është e pamundur të vlerësohet guri i çmuar, por një gurë prej 25 karat është shitur rreth 2.2 deri në 3.6 milionë dollarë, ose deri në 144.000 dollarë për karat të vetëm.

    

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
A e dini se të hani sekrecionet e hundës është e shëndetshme?

Close