Fustani i nuses merr flakë vetëm për një set fotografik
19/05/2017 - 17:00

Një nuse ka pozuar për një set të rrezikshëm fotografik, në të cilin kërkoi që të ndizte flakë fustanin e martesës.

Një asistent ndezi zjarrin ndërsa fotografi kapi momentin e duhur, dhe në cast ndërhyri një vajzë që të shuante flakët duke shmangur ndonjë skandal.

“Ne bëmë një kërkim përpara, duke nisur nga zgjedhja e vajit, kontrolli i fustanit dhe kohën që i duhej për të marrë flakë në mënyrë që gjithcka të ishte nën kontroll,” – tha fotografi Zheng për Dailymail.

Ngjarja e ndodhur në një provincë të Kinës u bë virale nëpër rrjete sociale, ku të gjithë shpërndanin pamjet duke e quajtur ‘marrëzi’ një gjë të tillë.

Nusja është inspiruar për këto foto nga një trend i vitit 2001 ku fotografi John Michael Cooper i shkatërronte veshjet e dasmës për të treguar aftësitë e tij artistike.

 

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close