Fiton 42 milionë dollarë në kazino, nuk do ta besoni se çfarë i ndodh
17/06/2017 - 14:11

Një grua ka arritur që të fitojë 42 milionë dollarë në një kazino në New York por ajo çfarë i ka ndodhur ka qenë e pabesueshme.

Pavarësisht “këmbanave, zhurmave dhe dritave” të makinerisë që i tregonin se Katrina Bookman kishte fituar, zyrtarët e kazinosë e kanë shoqëruar atë jashtë duke i thënë që do të mund të merrte vetëm 2.25 milionë dollarë dhe një darkë me biftek.

Ajo madje kishte bërë edhe një selfie ku i tregonte se sa miliona dollarë kishte fituar.

Bookman ka hedhur kazinonë në gjyq dhe avokatët e saj thonë se zhgënjmi kur mësoi se shifra e parave që ajo do fitonte ishte shfaqur gabim ka bërë që të kalojë në depresion, raporton BBC.

Nëna e katër fëmijëve është rritur nga një familje birësuese dhe ka një gjendje ekonomike shumë të keqe.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close