E rrezikshme, fëmijët kalojnë lumin për të shkuar në shkollë
13/08/2017 - 18:22

Fëmijët në një zonë të Indisë janë detyruar që të kalojnë një lum të rrezikshëm vetëm për të shkuar në shkollë.

Sipas pamjeve, duket se si ato ndihmojnë njëri-tjetrin për të kaluar lumin e rrjedhshëm që është krah një shpati shkëmbor.

Koha për të kaluar të gjithë mund të shkojë rreth 40 minuta, në mënyrë që asnjë të mos lëndohet. Pavarësisht kohës, ata dhe librat e tyre lagen nga uji i rrëmbyeshëm.

“Ka shumë lëndina të rrëshqitshme në fshat. Rreziku i gjarpërinjve është gjithmonë aty dhe ne mbetemi shumë të shqetësuar, kryesisht për vajzat,” – tha një banor për Times of India.

Kjo cështje po trajtohet nga autoritetet e vendit, edhe pse 10 vite më parë filloi ndërtimi i një ure, puna e së cilës përfundoi pas ngritjes së dy shtyllave.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close