E reja me sindromën down realizon ëndrrën, boom shikueshmërie
15/03/2017 - 22:38

Mélanie Ségard është 21 vjeçare, me një buzëqeshje të ndritshme. Ajo është dashuruar me punën në restorante ndërsa punon në një kompani paketimi.

Por, ka një “mangësi”, është me sindromën down.

“Unë jam ndryshe”, shkruan francezja në faqen e saj në Facebook, “Por dua t’u tregoj të gjithëve se unë mund të bëj shumë gjëra”. Një nga ëndrrat e saj më të mëdha ishte të jepte parashikimin e motit në televizion dhe këtë ia arriti.

Vajza nuk mund të lexojë dhe të shkruaj, dhe sipas “Le Parisien”, nuk kishte asnjë trajtim transmetimi.

Presidenti i “Unapei”, një organizatë jofitimprurëse franceze për mbështetjen e shoqërisë zbuloi ëndrrën e saj dhe vendosi që ta bëjë pjesë të televizionit. “Këta janë njerëz që pavarësisht aftësive të kufizuara, kanë aftësi të tjera,” – tha Luc Gateau.

Në shkurt, organizata hapi një faqe në Facebook me emrin ‘Melanie mund ta bëjë këtë,’ duke treguar mbështetjen që kishin për të. “Ckemi të gjithë, emri im është Melanie dhe ëndrra ime është të prezantoj motin,” – shkruajtën ata.

Ndërkohë ajo kërkoi rreth 100 mijë mbështetës që të prezantonte motin, por vetëm pas pas dy ditësh, numri arriti në 200 mijë ku komentet pozitive për pjesëmarrjen e saj ishin të shumta.  

Gjatë transmetimit, Melania u shfaq vetëm për 30 sekonda duke thyer rekord për televizionin pasi arritën në 5.3 milionë shikime. “Ia arrita. Unë jam më në fund vajza e motit,” , shkruan ajo në Facebook.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close