E pabesueshme, nga kallinjtë e misrit po dalin kokoshka
09/08/2017 - 22:23

I nxehti i këtij viti duket se ka ndikuar edhe te kallinjtë e misrit. Një fermer në Cento, Itali ka publikuar një video në Facebook duke i shokuar të gjithë.

“Bën vërtetë aq vapë saqë nga kallinjtë e misrit kanë dalë kokoshka”, thotë ai ndërsa tregon se si misri piqet nën rrezet e diellit sikur të ishte në tigan.

Fermeri nuk e kishte vënë re një gjë të tillë derisa i kishte parë kokoshkat në tokë. Ndjekësit e tij kanë filluar reagimet, ku duket se ka shkaktuar shumë të qeshura.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close