E pabesueshme, kutia kthehet në shtëpi për vetëm 10 minuta
15/07/2017 - 12:16

Inxhinierët britanikë kanë arritur që të ndërtojnë një ‘kuti” e cila shpaloset për 10 minuta dhe kthehet në një shtëpi të mrekulleshme.

Shtëpia mund të mbushet pastaj me oriendi të cilat transportohen me kamion po aq shpejt.

Shpikësi i “Ten Fold”, David Martyn tha se ndarjet e saj të brendshme dhe hapësira e magazinimit mundësojnë përdormin e saj si shtëpi, klasa, biznes, dyqane, sallë operacioni dhe strehim për refugjatët.

Mobiljet si divani, shtretërit, karriget dhe tavolinat mund të vendosen në hapësirën e magazinimit dhe e gjithë kutia e palosur zhvendoset në kamion pa ndonjë vegël të specializuar.

58-vjeçari së bashku me ekipin e tij prej 4 inxhinierësh kanë shpenzuar 7 vite dhe 4 milionë pound për të vënë në jetë planin e tyre.

Ten Fold kushton 100.000 pound.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close