E frikshme, tornado shfaqet shumë pranë detit
20/08/2017 - 18:39

Një tornado e frikshme është shfaqur rreth dy kilometra larg bregdetit në Kinë. Pamjet u filmuan nga një banor, dhe tregoi se gjithcka zgjari rreth 20 minuta.

Tornado u formua në arkipelagun e Detit të Verdhë përballë me gadishullin Liaodong.

“Kjo tingëllon si fundi i botës,” – thoshte djali që filmoi. Por një meteorolog shpjegoi se kjo ngjarje është e rrallë pasi fenomene të tilla ndodhin mes muajve korrik dhe tetor duke zgjatur 5 minuta.

Sipas tij, këto tornado nuk janë të rrezikshme sepse ‘lindin dhe vdesin’ në det, duke mos prekur tokën e njerëzit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close