Djali me autizëm merr pjesë në Lojërat Olimpike
20/03/2017 - 19:52

Calum Titmus është një djalë me autizëm, i cili është shpallur kampioni, që do të përfaqësojë Anglinë në Lojërat Olimpike Speciale, ku marrin pjesë të rinj me aftësi të kufizuara. 23-vjeçari mund të patinojë shumë mirë në akull, por jeta e tij e përditshme nuk është e thjeshtë pasi ai vuan nga autizmi që i shkakton vështirësi në mësime dhe komunikim.

Prindërit e tij kanë shpenzuar rreth 25 mijë dollarë në vit për trajtimet e tij. Calum ka mbledhur 30 medalje në kategorinë e tij.

“Unë nuk kam për të dalë kurrë në pension sepse ne nuk kemi para të ruajtura,” – tha babai i tij.

Unë jam shumë krenare sepse gjërat që ai ka arritur janë fenomenale. Jam e lumtur se ai është i lumtur ” – tha mamaja e tij për BBC. Momentalisht, ai është në Austri për Lojërat Olimpike Speciale, ku këtë vit do të konkurojnë 110 shtete në 9 sporte dimërore.

/oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close