Djali i Trump ‘detyron’ milionerin rus të shesë vilat luksoze
12/07/2017 - 19:43

Milioneri rus dhe djali i tij, i njohur për muzikë janë detyruar të shesin vilat luksoze pasi u përfshinë në skandalin e email-it të publikuar nga djali i Trump.

Donald Trump Jr. publikoi disa mesazhe me prokurorin Rob Goldston duke treguar se si ai ka detyruar një avokat që të ofrojë informacione që akuzojnë Hillary Clinton.

Thuhet se burimi i këtij informacioni vjen nga ylli i popit, Emin Agalarov njëkohësisht edhe klienti i prokurorit që kanë marrëdhënie të ngushta dhe kanë kryer marrëveshje me presidentin e Amerikës.

Tani është zbuluar që të dy, milioneri Aras Agalarov dhe i biri kërkojnë të shesin shtëpitë luksoze që kanë në New Jersey.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close