Dhëndri hero, i shtyhet dasma por shpëton jetën e 5 personave
15/03/2017 - 21:22

Një zjarrfikës, i cili ishte në prag martese, shpëtoi jetën e pesë personave në Seul pasi bllokoi me kurriz flakët në mënyrë  që ata të hidheshin nga dritarja.

Choi Kil-soo priti derisa të gjithë personat që ndodheshin në katin e tretë të ndërtesës të dilnin jashtë, përpara se të hidhej vetë nga ndërtesa që ishte përfshirë nga flakët, shkruan CNN.

Fatkeqësisht, gjatë hedhjes ai theu legenin, që do të thotë se nuk do të mund të ecë drejt altarit për martesën e tij, që ishte parashikuar të zhvillohej pas tre javësh, por ai thotë se nuk është i penduar për këtë veprim pasi shpëtoi 5 jetë njerëzish.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close