Dallgët “apokaliptike” prej 30 metrash godasin anijen
13/07/2017 - 16:04

Një stuhi e madhe detare ka shkaktuar dallgë deri në 30 metra të larta, që janë përplasur në bordin e një anijeje.

Pamjet janë filmuar në Detin e Veriut nga një prej kuvertave të sipërme të mjetit lundrues.

Sikur anija të ishte më e vogël, pa dyshim që dallgët do të kishin shkaktuar katastrofë, por anija në fjalë ka arritur ta përballojë “egërsinë” e detit dhe vetëm është shtyrë më andej nga dallgët e fuqishme.

Në një situatë të tillë, të gjithë do të kishin frikë, por ai që filmon dallgët dëgjohet duke qeshur. Ambienti përreth është errësuar për shkak të stuhisë.

Pamjet që janë shikuar nga më shumë se 5.4 mln herë në YouTube, kanë shkaktuar shumë reagime.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Era Istrefi: Bini në dashuri, por mos e bëni

Close