Çokollatat më të mira në botë dhe ku mund ti gjeni ato!
03/09/2013, 16:43
Përditesuar: 04/09/2013, 10:20

Edhe në qoftë se nuk jeni nga ata njerëz të cilët betohen në emër të çokollatës, ka shumë mundësi që ju të bëheni një i tillë, pas vizitës tuaj në vendet ku dinë nga çokollata cilësore.

Ndoshta nuk mund të zgjedhim kush është më e mira nga çokollatat e mëposhtme, por është e sigurt që  të gjitha janë të mrekullueshme: Parisiene, belge, amerikanojugore, zvicerane apo biologjike.

1. Gana

Gana i detyrohet Tetteh Quarshie, një bujku nga Gana, për kultivimin e farës së parë të kakaos në rajon. Kjo kulturë e pare, bëri që Gana të bëhej vendii parë prodhues i kakaos për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të. Në Afrikë, ju mund të vizitoni fermën e Tetteh Quarshie, ku u mbollë pema e pare e Kakaos dhe të mësoni në lidhje me prodhimin e çokollatës legjendare në Institutin e Kërkimeve «Tafo Cocoa».

2. Flanders, Belgjikë

Belgët e duan çokollatën po aq shumë sa duan dhe birrën, domethënë shumë! Dhe ata kanë çdo të drejtë që të mburren për cilësinë e çokollatës belge, por edhe për risit që ata paraqesin në këtë fushë. Në Flanders do të gjeni disa nga dyqanet e çokollatave më të sofistikuar dhe të veçantë në botë. Për më tepër, në Bryzh dhe Bruksel do të mund të vizitoni muzetë që tregojnë për historinë dhe zhvillimin në prodhimin e çokollatës.

3. Në jug të Belizes

Shumë kohë përpara se Kristofor Kolombi të zbulonte Indinë – e cila në të vërtetë ishte Amerika – Aztekët dhe Mayat e Amerikës Qëndrore, shijonin një pije të hidhur të bërë nga kakaua dhe shkopinjë ‘të lashtë’ çokollate. Sot kultivuesit e Belizes, e kanë marrë përsëri veten për shkak të markës britanike dhe biologjike të kakaos  «Green & Black’s», prej së cilës prodhohet çokollata Maya Gold,  krijuar me recetën autentike të këtyre paraardhësve të lashtë. Ju mund të vizitoni fermën, të shijoni kakaon e sapokëputur nga pema dhe të përjetoni festivalin e kakaos në Belize, i cili zhvillohet çdo vit në muajin Maj.

4. Venezuelë

Studiuesit e çokollatës argumentojnë se varieteti më i rrallë dhe më i rafinuar i kakaos është Creoli, i cili, sipas përshkrimeve, lë një shije vanilje, karamele dhe arrash. Venezuela, dhe më konkretisht gadishulli Paria ose i njohur ndryshe si “Bregu i Çokollatës”, është burimi i varieteteve më të famshme dhe më cilësorë i kakaos. Ato kultivohen në ferma të vogla familjare, të cilat ju mund ti vizitoni në udhëtimin tuaj dhe të provoni mostrat e çokollatave të tyre të bukura.

5. Bournville, Birmingham, Angli

Vendi që i ngjan më shumë fabrikës së çokollatës “Willie Wonka”, është “Bota e Cadbury»  në Birmingam të Anglisë. Aty do ta gjeni veten në “Botën e çudirave”, me në qendër çokollatën, do tu merrni erë kovave të mëdha me çokollatë të lëngshme, do të shikoni me sytë tuaj proçesin e mbështjelljes së çdo çokollate dhe në fund do të përfundoni në dyqanin më të madh në botë me çokollata Cadbury…

6. Torino, Itali

Që nga momenti që Duka Filiberto futi në qytetin e Torinos pijen e ëmbël të kakaos që kishte zbuluar në udhëtimet e tij në vendin e Aztekëve në fund të shekullit 16-të, qyteti u entuziazmua me kakaon dhe nënproduktet e saj dhe po kaq i entuziazmuar vazhdon të mbetet edhe sot. Dyqane të shumta çokollatash do të gjeni në çdo lagje të qytetit dhe sigurohuni që ta planifikoni udhëtimin tuaj në muajin Mars, kur zhvillohet festivali vjetor i çokollatës në Torino, që zgjat tre javë.

7. Hershey, Pensilvani, SHBA

I vetëshpallur si “vendi më i ëmbël në botë”, ndodhet në Pennsylvani të Shteteve të Bashkuara dhe bëhet fjalë për perandorinë e industrisë së çokollatës, Hershey, e cila përveç prodhimit të çokollatës me të njëjtin emër i referohet dhe të njëjtit stil argëtimi. Ju do të mund të provoni të çokollata martini në restorantet e tyre përkatëse, do të mund të stamponi fotografinë tuaj në një pllakë çokollate dhe pasi të jeni lodhur shumë, do të shijoni një terapi me kakao në një spa-çokollatë të zonës.

8. Zvicër

Zviceranët kanë përqindjen më të lartë të konsumit të çokollatës për frymë, dhe  është fakt që nga Zvicra kanë origjinën dhe prodhuesit më të mëdhenjë të çokollatës, si Lindt, Nestle dhe Toblerone. Ju mund të vizitoni një pjesë të  fabrikës së Nestle, pranë Gkrygier ku mund të provoni falas mostra të çokollatave, ose në qoftë se ju doni diçka më unike, të veçantë dhe të punuar me dorë, vizitoni një nga dyqanet historikë “Sprüngli” që ruajnë traditën në pastiçeri që nga viti 1836.

9. Granada, Karaibe

Në Shën Patrick në pyjet malore të Granadës, prodhohet çokollata – për disa – më e mirë në botë. Fabrika e vogël prodhon një çokollatë që ka marrë çmime për cilësinë e saj, në mënyrën më organike dhe etike. Kultivohen kokrrat e kakaos, mblidhen, përzgjidhen, përpunohen dhe të paketohen në biznesin e familjes. Përdoret energji diellore dhe biznesi është lokal, duke bërë që të përfitojnë në rradhë të parë vendasit, dhe në rradhë të dytë ata që kanë fatin të shijojnë këtë çokollatë të cilësisë së rrallë.

10. Paris, Francë

Në vendin nga i cili buron arti i gastronomisë, nuk do të mungojnë vendet ku ju mund të shijoni çokollatë me cilësi të lartë. Sigurohuni që të bëni një qëndrim afatgjatë në dyqanet e famshme «Maison du Chocolat», dhe në qoftë se doni të merrni “artin” me vete, sigurohuni që të keni kohë dhe para të mjaftueshme për të ndjekur kurse të specializuara gatimi në një nga shkollat e shumta të gastronomisë . Së fundi, është edhe “Salloni Moda e çokollatës”, në të cilin ju do të mund të shijoni që nga demonstrime të prodhimit të çokollatës deri tek parade mode me rroba të bëra nga çokollata dhe skulptura çokollate.

Çokollata ndihmon trurin, studimi i ri i Univeristetit të Harvardit

Ëmbëlsirat shtojnë stresin

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *