Çmenduria e këtyre të rinjve në Majemi arrin kulmin
16/03/2017 - 9:15

Pushimet pranverore të studentëve në plazhin e Majemit kanë shkaktuar një kaos të vërtetë.  Më shumë se 5 mijë studentë kanë zbarkuar në rërën e bardhë të plazhit të Majemit të SHBA-së, duke shkaktuar një dhimbje koke për policët të cilët ruanin qetësinë në atë plazh.

 Konsumimi i mariuanës dhe pirja e duhanit , të cilat janë kundra ligjit dhe duke rrezikuar kështu burg dhe gjobë, nuk përbënte problem për këta të rinj. Kërcime erotike në sy të prindërve të shoqëruar me fëmijët e tyre dhe humbja e ndjenjave për shkak të alkoolit të tepërt, u kthyen në një pamje normale për plazhin më të njohur në SHBA-së këtë fundjavë. Panvarësisht dënimeve të ashpra dhe ruajtjes së ambientit nga efektivët e policisë shpërndarësit e drogës nuk e kishin probem  të dilnin si shitësa ambulantë dhe të ofronin drogë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
SHBA akuzon dy spiunë rusë për vjedhjen e 500 mln llogarive Yahoo

Close