Çmenduri, Dy femra bëjnë “twerk” mbi një arkivol në një funeral
16/03/2017 - 14:57

Një video e çuditshme është shfaqur teksa shihen dy femra të cilat  bëjnë “twerk” mbi një arkivol, derisa përcillen nga një muzikë Regeton, gjatë një funerali. Njërëzit të cilët bënin  rolin e spektatorit, duartrokisnin dhe hidhnin ujë mbi vajzat të cilët provokonin me të pasmet e tyrë mbi arkivol.

Pamjet besohen se janë bërë diku në Amerikën e Jugut. Edhe pse nuk dihet se ku është marrë video, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë spekuluar se kjo ka ndodhur në Venezuelë apo Kolumbi.

Besohet se kjo “ceremoni”  e çuditshme ishte realizuar sepse i vdekuri ishte adhurues i muzikës Regeton.

Në videon, e postuar në facebook me titullin “Kur vdes Brayani”, dëgjohet një hit i muzikës Regeton, hit ky i këngëtari Alexio.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close