Burrit i ngulen kangjellat e hekurit
17/03/2017 - 12:44

Në qoftë se ju jeni duke u ankuar për një ditë të keqe, kursejuni dhe mendoni këtë burrë.

Ai ra nga lartësia dhe përfunduar në një gardh me kangjella hekuri, duke iu ngulur në pjesën e pasme të tij. incidenti ndodhi në Xi’an, në provincën e Kinës Shaanxi.

Burri po instalonte në njësi të kondicionerit në një park industrial kur ra nga kati i dytë. Të paktën dy shufra metalike u ngulën në mollaqet e tij.

Videoja tregon momentin kur zjarrfikësit e nxjerrin burrin fatkeq nga pjesët e gardhit metalik, ndërsa ai dëgjohet duke bërtitur nga dhimbjet.

Burri ka përfunduar në spital ku edhe i është nënshtruar një operacioni, ndërsa thuhet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Prezantohen kandidatët në Kukës, Kodheli: Do zgjidhim nevojat e banorëve

Close