Burri la familjen për t’u zhdukur me 15 vjeçaren mijëra km larg
21/04/2017 - 14:01

Një ish-mësues në Tennessee të Shteteve të Bashkuara u arrestuar të mërkurën në mëngjes nën akuzën e “rrëmbimit” pasi kishte marrë në muajin mars një studente 15 vjeçare dhe ishte zhdukur.

Ted Cummins, 50 vjeç, Tennessee, Columbia, la bashkëshorten e tij dhe fëmijët për të nisur një udhëtim prej rreth 4 mijë kilometrash me ish-studenten e tij 15 vjeçare Elizabeth Thomas.

Ata u gjetën në një kasolle në një vend të largët të Kalifornisë, ndërsa burri deklaroi pasi u ndalua nga policia se ishte i lumtur. Cummins dhe Thomas kishin shmangur me sukses policinë për një muaj përkundër kërkimeve të vazhdueshme. Më 15 mars, burri u pa në Walmart të Oklahomas me flokë të lyera.

Ata shkuan në një kasolle të vogël pranë Cecilville në një zonë të largët të Kalifornisë pranë kufirit të Oregonit.

Megjithëse kishin nisur një jetë të “re”, dikush i njohu dhe lajmëroi policinë, pavarësisht se ishin qindra e mijëra kilometra larg. Pasi konfirmoi targat e makinës së ish-mësuesit, policia e vuri nën vëzhgim dhe sapo doli nga kasollja u arrestua pa incidente.

Kasollja ku u gjet

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Kënga bamirëse e artistëve për zjarrin në Londër thyen rekord

Close