Burri i zemëruar godet me fuoristradë fëmijën për t’i “dhënë një mësim”!
15/03/2017 - 18:45

Kjo video tregon momentin kur një automjet fuoristradë e zezë merr një kthesë të pazakontë dhe ndjek dy djem që po luajnë në rrugë.

Nëse njëri prej tyre largohet në drejtim të kundërt, fuoristrada ndjek djalin më të madh, duke e përplasur atë.

Incidenti ka ndodhur në Priozyorsk, në afërsi të Shën Petersburg, në veri të Rusisë. Në fillim të videos, dy djemtë shihen duke luajtur me një armë lodër në rrugë, kur makina 4×4 merr një kthesë të fortë dhe niset direkt për tek ta.

Pasi e rrëzon përtokë me makinë, shoferi shihet duke e tërhequr zvarrë të riun dhe duke e ulur në gjunjë derisa ka ardhur policia. Burri ishte i zemëruar dhe vendosi t’u jepte “atyre një mësim” për shkak se kishin një armë në dorë.

“Unë isha duke luajtur me një djalë në rrugë. Makina u kthye dhe më goditi dhe pastaj doli shoferi jashtë dhe më qëlloi”, tregon adoleshenti për mediat lokale, ndërsa ndodhet edhe në spital për shkak të goditjeve në kokë dhe tronditjeve.

Burri është një sipërmarrës 54 vjeçar, i cili ka mohuar ngjarjen, por tani përballet me akuza penale. Incidenti ndodhi më 9 mars dhe u shfaq në internet disa ditë më vonë.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Ja çfarë bën pastruesja kur pronarët nuk janë në shtëpi

Close