Bletët ‘u fshehën’ në apartament për dy vite, nxorrën 27 kg mjaltë
13/07/2017 - 22:34

Një grua vuri re se në apartamentin e saj qëndronin bletë, por nuk ia merrte mendja se aty ishin rreth 35 mijë.

Cherissa Mulzac vuri re një substancë të cuditshme që dilte nga muret e shtëpisë, derisa kuptoi se ishte mjaltë.

Bletari gjeti rreth 27 kg mjaltë, të cilën Cherise e futi në kavanozë për ta përdorur më vonë.

“Ishte tronditje e madje. Unë mendoj se bletët kanë qëndruar aty për dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa javën e kaluar ishin 35 mijë të mbledhura së bashku. Nuk kam parë asnjëherë dicka kaq të madhe dhe aq shumë mjaltë,”  – tha bletari Mickey për Metro.

Ai tregoi se procesi i largimit të bletëve nga apartamenti në New York zgjati 6 orë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close