Binladen ndërton hotelin më të madh në botë
16/08/2017 - 15:29

Një nga firmat më të mëdha të Arabisë Saudite, Saudi Binladen Group po planifikon të vendosë në jetë projektin për hotelin më të madh në botë me vlerë 3.5 milardë dollarë në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Projekti është vonuar për dy vjet për shkak të krizës financiare pas rënies së çmimeve të naftës.

Kur të përfundojë, hoteli gjigand me 10.000 dhoma do të ketë 70 restorante, qendra tregtare, disa hapësira për tu ulur helikopterë, një hapësirë vetëm për familjen mbretërore, madje edhe një sallë vallëzimi.

Rinisja e projektit është pjesë e programit të gjerë saudit që ka për qëllim diversifikimin e ekonomisë së mbretërisë për të ulur varësinë e saj nga nafta.

Grupi Saudit Binladin, i cili po udhëheq ndërtimin, është themeluar nga Bin Laden dhe do të marrë ndihmë financiare nga qeveria dhe ka marrë borxh rreth 30 miliardë dollarë. Kompania u godit keq nga rënia në sektorin e ndërtimit në vitet e fundit për shkak të rënies së çmimeve të naftës, raporton RT.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close