Bebit “terrorist” i refuzohet viza në ambasadën e SHBA-ve
17/04/2017 - 18:36

Një foshnjë britanike tre muaj është thirrur për intervistë nga ambasada amerikane në Londër, pasi gjyshi i tij ka hedhur aksidentalisht në kutinë e gabuar formularin se ai ishte terorrist.

Paul Kenyon ka plotësuar gabimisht formularin e nipit të tij, Harvey Kenyon-Cairn për të udhëtuar në Orlando të Floridas. Ai ka plotësuar  pyetjen “A kërkoheni apo jeni angazhuar në aktivitete terroriste, spiunazhi sabotimi ose gjenocidi?”.

Kenyon ka kuptuar gabimin e tij vetëm kur fëmijës i është refuzuar viza.

“Unë nuk mund të besoj se si ata nuk e kuptuan që ishte një gabim i vërtetë, pasi fëmija tre muajsh nuk mund t’i bëjë asnjë të keqe askujt”, thotë burri.

Më pas, foshnja është sjellë në ambasadën e SHBA-ve në Londër ku është takuar me zyrtarët. Udhëtimi nga Cheshire në Londër si dhe kthimi ka zgjatur rreth 10 orë, më shumë se sa fluturimi për në Florida.

“Ai pa dyshim nuk është angazhuar në gjenocid apo spiunazh, por pa dyshim ka sabotuar shumë pelena gjatë kësaj kohe, por këtë nuk mund t’ua them atyre në ambasadën e SHBA-ve”, shton gjyshi i bebit.

Vizita e parashikuar nuk është realizuar dhe çiftit i është dashur një rezervim i ri duke u bashkuar disa ditë më vonë me familjen në Florida.

Familja

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Lista Serbe pret nga partitë shqiptare t’i bëjnë 51 vota për të siguruar votën e tyre

Close