Beben e ngatërrojnë me kukull, habit njerëzit me flokët e saj
18/03/2017 - 11:31

Një vajzë e vogël 8-muajshe ka aq shumë flokë sa njerëzit mendojnë se është kukull. Mamaja e saj, Philippa Rabbitts nga Chelmford tha se vajzën e saj, Bella e shohin të gjithë njerëzit me habi kudo që shkon.

27-vjeçarja pranoi për Dailymail se ka ndaluar të paktën 5 herë në rrugë për ti bindur njerëzit se flokët e saj janë natyrale, jo paruke.

“Njerëzit mendojnë se ajo është kukull kur e shohin. Mua më pyesin gjithmonë nëse ajo ka vënë paruke apo i ka ngjitur flokët. Duhet t’ia pres flokët, por më pëlqejnë ti ketë sa më të gjata, që kur të rritet të bëhet si Rapunzel,” – tha Philippa.

Bella ka qenë në qendër të vëmendjes që në ditën kur lindi, kur mamitë e morën në krahë thanë se nuk kishin parë asnjëherë një bebe me kaq shumë flokë.  Vajza është shumë e vogël dhe kjo i bën njerëzit të mendojnë se është një kukull, por pavarësisht këtyre ajo gëzon shëndet të plotë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close