Bashkëshorti i kërkoi të bënte testin e virgjërisë, 18-vjeçarja u vetëvra
13/07/2017 - 22:19

Një vajzë 18 vjeç është detyruar të kryente aktin e rëndë të vetëvrasjes pasi bashkëshorti i saj nuk besonte se ajo ishte e virgjër.

Rajabbi Khurshed piu një dozë uthulle që ishte vdekjeprurëse, dhe humbi jetën sapo u dërgua në spital.

Kishte vetëm 40 ditë që ishte martuar me bashkëshortin Zafar Pirov, i cili i kërkoi të bënte testin e virgjërisë. “18-vjecarja i tregoi prindërve, të cilët zgjodhën Zafar që të kalonte jetën me të se i kërkoi të bënte dy teste ku vërtetohej se ajo ishte e paprekur,”  – raporton ‘Radio Free Europe.’

Në Taxhikistan është e detyrueshme që vajzat dhe djemtë të kryejnë teste mjekësore para se të martohen. Rajabbi e vërtetoi këtë gjë, por i shoqi nuk e besoi prandaj ajo u detyrua të vetëvritej.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

  1. ARDIAN MATA says:

    KUR SKE BESIM ÇA MUTIN MARTOHESH O LESH

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close