Horror - Australi, serfistja 17-vjeçare vritet nga peshkaqeni në sy të prindërve
18/04/2017 - 9:58

Një serfiste 17 vjeçare u sulmua në ujërat e plazhit popullor të Wylie Bay pranë Esperances në Australi, 700 km në jug të Perth.

Nëna sëbashku me dy motrat e vogla të saj u bënë dëshmitare të ngjarjes së rëndë.

Vajza u nxor me urgjencë në breg nga babai i saj, që ndodhej në ujë me të. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq fill më pas për shkak të plagëve të rënda. Plazhi u mbyll.

Rreshteri i policisë, Ben Jeffes, vlerësoi përpjekjet e ekipit të shpëtimit.

“Rrethanat e sulmit ishin mjaft të tmerrshme, por vullnetarët dhe shërbimet e emergjencës ishin të shpejta në përgjigje. Për fat të keq, pavarësisht përpjekjeve të tyre, vajza nuk arriti të mbijetojë” tha ai për radion kombëtare ABC.

Ky nuk është sulmi i parë i peshkaqenëve në plazh. Dy njerëz u vranë nga peshkaqenë në Western Australia vitin e kaluar.

Ndërkohë në vitin 2014, në të njëjtën plazh ku ndodhi sulmi i fundit një serfist arriti ti mbijetonte sulmit të dy peshkaqenëve të bardhë por humbi një pjesë të dy krahëve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Bota arabe kushtëzon Katarin

Close