Atletja humbet ekuilibrin gjatë garës, merr goditje të rëndë në kokë
12/08/2017 - 9:57

Vrapuesja  Deborah John ka pësuar një rënie të rëndë në tokë ndërsa po merrte pjesë në konkursin me 100 metra me pengesa në Kampionatin Botëror të premten.

Ndrësa vraponte 27-vjeçarja ka humbur ekuilibrin dhe përplasi kokën në një nga pengesat që duhet të kapërcente.

Mjekët nxituan për ti dhënë ndihmën e shpejtë dhe doli nga stadiumi London Stadium me barrelë dhe mbajtëse kokë pasi goditja që mori ishte shumë e rëndë.

Nuk dihet akoma shkalla e dëmtimit të atletes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close