Ariu rrëmben dhe masakron 36 vjeçarin
02/08/2017 - 21:58

Një ari i madh i zi tërhoqi zvarrë një burrë, teksa dyshohet se ai ngacmoi bishën duke i varur ushqimin pranë nofullave të tij.

Naiphum Promratee, 36 vjeç, thuhet se ishte duke mbajtur një tas me oriz mbi ariun e madh, kur papritmas ai e rrëmben.

Kafsha e ka rrëzuar ata pa ndjenja duke e tërhequr drejt kafazit të saj, para se shokët e burrit të nxitonin dhe fatmirësisht ta shpëtonin atë.

Naiphumi kishte qenë me katër miq kur vendosi të vizitojë tempullin në provincën Phetchabun, në Tajlandë.

Murgjit mbajnë rreth dy duzina derrash të egër në një rrethim të vogël dhe një ari, i cili ushqehet shpesh nga vizitorët.

Burri u var në një mur duke i zgjatur tasin me oriz, por kafsha e egër u hodh mbi të dhe e rrëmbeu.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Bllofi i certifikatave, BOOM: Urdhri i qeverisë shton më tej burokracitë

Close