Agresori rreh barbarisht policin, qytetari e qëllon për vdekje
17/03/2017 - 15:49

Një qytetar qëlloi për vdekje një burrë në mes të rrugës, ndërsa ai kishte sulmuar një polic. Ashad Russell është quajtur hero pasi qëlloi të dyshuarin e armatosur Edward Strother, ndërsa ai ishte duke shtyrë policin Dean Barde në Estero, Florida.

Videoja tregon se Strother rrihte efektivin e policisë, ndërsa ky i fundit e kishte ndjekur për milje të tëra.

Agresori e shtriu përtokë policin dhe ka filluar ta godasë pa pushim. Shumica e drejtuesve të mjeteve kanë nxjerrë telefonat për të filmuar rastin, por njëri prej tyre nxori armën dhe e qëlloi agresorin duke i shkaktuar vdekjen.

Megjithëse kreu një vrasje, qyteti nuk është arrestuar pasi ka qëlluar për të shpëtuar jetën e policit.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close