71-vjeçari plotëson ëndrrën e fundit, humb jetën në fluturim
12/07/2017 - 21:04

Një 71-vjeçar e pësoi rëndë kur po realizonte ëndrrën e tij për tu bërë pjesë e lojërave të ujit.

Roger John Hussey ishte për pushime me bashkëshorten e tij dhe humbi jetën sapo u lëshua me parashutë.

Ai buzëqeshi për kamerën kur po përgatitej, por ishte pamja e tij e fundit pasi ndërroi jetë. Ishin vetëm 100 metra mbi ujë, por Roger nuk ia doli të qëndronte dhe u lëshua duke rënë në det.

Djali që i jepte motorit dhe një tjetër ishte në parashutë me Roger u arrestuan dhe u dënuan me burg për këtë rast.

Trupi i tij po ekzaminohet në Tajlandë pasi nuk dihet nëse vdiq nga lartësia apo pësoi atak kardiak.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Police operation, Luxury vehicles and criminal assets seized in Elbasan

Close