25 sekonda të mahnitshme të tokës nga hapësira
19/04/2017 - 16:28

Kjo është një video e pabesueshme e bërë nga astronauti French Thomas Pesquet nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar.

Videoja fillon me një tokë të errët e ndriçuar nga “shigjeta” të aurorave në pjesën e Amerikës së Veriut, e më pas shoqërohet me stuhi bubullimash e vetëtimash që janë kapur para lindjes së diellit.

Astronauti ka jetuar në bordin e Stacionit Ndërkombëtar që u dërgua në orbitë, që prej nëntorit të vitit 2016, si pjesë e një Ekspeditës 50 të misionit Proxima të Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Ai do të kthehet në tokë në muajin maj.  

/Ora News.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close