15 vjeçari merr dhuratë një Ferrari 200 mijë pound
09/08/2017 - 14:34

Djali i një miliarderi ka marrë dhuratë një Ferrari të ri me vlerë 200.000 paund të mbështjellë  në Lousi Vuitton, pavarësisht se ai është shumë i vogël për ti dhënë.

Rashed Saif Belhasa e ka postuar videon në profilin e tij Money Kicks. Kjo është një faqë në Instagram dhe Youtube që adoleshenti e përdor për të publikuar blerjet e tij më të fundit duke përfshirë edhe Ferrarin F12 Berlinetta.

Por ai nuk do të jetë në gjendje që ti japë makinës së fuqishme derisa të mbushë 18-vjeç, mosha ligjore në Dubai.

“Gjithçka ka të bëjë me detajet,”-thotë Belhasa në video, duke iu referuar stampës së Lousi Vuitton në makinë.

Rashed AKA Money Kicks është djali manjatit të ndërtimit në Duabi, Saif Ahmed Belhasa.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close