15-vjeçares i shpërthen celulari në xhep, zbuloni çfarë ndodh
18/03/2017 - 9:49

 

Brooklyn McDonald i shpërthen celulari i saj, Samsung Galaxy S4 në xhep dhe i ndez flakë fundin që kishte veshur. Të premten në mëngjes, ajo po shkonte në shkollë dhe filloi të bërtiste e tmerruar kur vuri re që po digjej.

15-vjeçarja ishte në makinë kur ndodhi ngjarja dhe dëgjoi një zhurmë të cuditshme para se celulari të shpërthente. Më pas ajo u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtim për djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në kofshë. Pas një komunikimi me kompaninë Samsung, Dailymail zbuloi se bateria në celularin e saj ishte false.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close