10 destinacione si në përralla
09/08/2017 - 11:55

Destinacionet si në përralla zontërojnë këtë emër për disa arsye.

Janë të mahnitshme, unike dhe të pazakonta. Këto vende do t’ju bëjnë që të habiteni në çdo hap që hidhni rreth tyre. Pasi të shikoni këto foto filloni të planifikoni pushimet tuaja të ardhshme.

  1. Venecia, Itali është një nga qendrat kryesore të kulturore në Evropë. Qyteti i mrekullueshëm është i ndërtuar në ujë dhe urat shërbejnë si rrugë.

 

2. Cappadocia, Turqi konsiderohet si një çudi natyrore si edhe një vend historik dhe kulturor.

3. Alhambra, Granada, Spain është një shembull mahnitës i arkitekturës islame, e cila është e rrethuar me kopshte të bukura, shatërvane dhe pishina

4. Ishujt Faroe, një arkipelag ishujsh, janë të famshëm për peizazhet fantastike. Klima nordike, moti i mjegullt dhe shkëmbinjtë spektakolare vullkanikë me majat e pjerrëta krijojnë atmosferë misterioze

5. Colmar, Francë, Quhet shpeshherë qyteti i përrallave

6. Sintra, Portugali. Është një qytet historik dhe ka arkitekturën e shekullit të 19-të.

7. Kathmandu, Nepal. Qyteti është plot me tempuj të lashtë dhe arkeologët kanë gjetur dëshmi të qytetërimit të lashtë.

8. Pylli Bambu, Kyoto, Japoni. Bambu është një bimë shumë popullore në Azi dhe ka shumë kuptime simbolike. Në Japoni besohet se bambuja të ruan nga e keqja.

9. Greenland, ishulli i bukur që konsiderohet më i madhi në botë. Vendi është i ftohtë dhe i akullt gjatë gjithë vitit. Megjithatë, peizazhet e tij janë fantastike.

10. Hoi An, Vietnam ndodhet në brigjet e Detit të Kinës Jugore. UNESCO e miratoi atë si një Trashëgimisë Botërore. Është një vend i rëndësishëm historik, që përfaqëson një kulturë të Azisë Juglindore nga 15 deri në shekullin e 19-të.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close