Muzikë dhe natyrë - “Zâ festival”, një urë komunikimi për Thethin e harruar
21/08/2017 - 17:43

Një ditë festival në Theth me muzikën e Vlashent Satës, Elina Dunit dhe Shpat Dedës. Aktivitetit të 26 gushtit i shtohet edhe zëri i aktorit Arben Bajraktari me leximin e legjendave. “Za festival” vjen si një formë ndërgjegjësimi për më shumë politika zhvillimi për Thethin.

Katër zëra bëjnë një festival. Nisi si një ide e rastit e Vlashent Satës që mund të shndërrohet në një motor nxitës për zhvillimin e zones.

Muzika është zëri kryesor i festivalit. Elina Duni, Vlashent Sata, Shpat Deda pavarësisht vendit ku jetojnë, këndojnë shqip dhe në Shqipëri i duan.

Këngët, tekstet e tyre kanë energjinë e kësaj natyre.

“Matanë malit” është një albumet e suksesshme të Elina Dunit, dhe “Hana” është albumi i parë i kantautorit Vlashent Sata, këngët e të cilit transmetohen në mjaft radio nëpër botë.

Thethi gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e turistëve, aq sa sot 60% e popullisë, gjatë muajve prill-tetor përbëhet nga turistët e huaj.

Por nuk kanë ecur me këtë ritëm politikat për mbështetjen e vendasve dhe zhvillimin turistik të zonës.

“Zâ-Festival” dëshiron të funksionojë për çdo vit si një pikë takimi përmes artistëve ndërkombëtarë, si një formë ndërgjegjësimi për pasuritë natyrore dhe si një joshje për investitorët për të investuar seriozisht në Theth.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close