Vjen festivali i dytë ndërkombëtar i Tunxhit në Tiranë
16/05/2017 - 18:34 Nga: Florinda Merko

Artistë nga Shqipëria, Kosova, Italia, Spanja, Kroacia, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara do të performojnë për 5 ditë në edicionin e dytë të festivalit ndërkombëtar të Tunxhit në Tiranë. Bashkë me koncertin në kryeqytet do të hapë dyert edhe ekspozita fotografike RETRO-BRAS që tregon historikun e frymorëve shqiptarë që prej 1878. Drejtuesit e festivalit shprehen se këtë vit do të ketë më shumë surpriza.

Isak Shehu: “Edicionin e dytë vjen me më shumë surpriza, më i pasur dhe do të mbyllet me pjesëmarrjen e studentëve tonë me një formacion të plotë orkestral, një grup i madh që do të performojë në amfiteatër.”

Në festival nuk do të mungojnë edhe tingujt e muzikës së filmave shqiptarë të cilat do të luhen nga artistë shqiptarë, kosovarë e maqedonas. Aktiviteti mbështetet edhe nga Raiffeisen Bank.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Artikull i Rekomanduar:
Shqiptarët prangosen me 19 mijë euro e me 500 gram heroinë në makinë

Close