Via Egnatia, ekspozita e piktorit britanik udhëton në Elbasan
12/06/2017 - 12:42 Nga: Belinda Ruçaj

Pamje të Via Egnatia përmes penelit të piktorit, Edward Lear, mbërritën në Elbasan në një ekspozitë, pjesë e projektit për rivitalizimin e rrugës për të qenë një destinacion turistik. Auron Tare thotë se pikturat e ekspozuara kanë ndalesën e dytë në Elbasan pas Durrësit, ndërsa do rrugëtojnë në pika të tjera të Via Egnatia. Pikturat paraqesin qytetin e fundit të shekullit XIX.

Pas Durrësit, Elbasani u bë ndalesa e dytë e ekspozitës “Via Egnatia në penelin e një gjeniu të harruar”, aktivitet që synon të risjellë jo vetëm rrugën e vjetër që solli zhvillim për viset shqiptare, por edhe punimet e piktorit, Edward Lear, që hodhi në telajo qytetin e viteve 1843.

“Rivitalizim i Via Egnatia per te qene nje destinacion turistik per cdo vizitor” u shpreh Auron Tare drejtor i agjencise kombetare te bregdetit që sjell ekspozitën edhe në Elbasan.

Tare nenvizoi se ky projekt vjen ne bashkepunim me Universitetin e Venecias dhe falë ndihmeses se madhe qe kane dhene universiteti i Harvardit dhe Bashkia e  Elbasanit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close