TOB bashkëpunim me La Scala: Marrëveshja për përgatitjen e teatrit modern
13/07/2017 - 21:50 Nga: Nertila Dosti

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të bashkëpunojë me Akademinë e Tetarit të La Scala, në Itali. Drejtueset e këtyre institucioneve Zana Çela dhe Luisa Vinci, përcaktuan prioritetet e bashkëpunimit që insiston në përgatitijen e stafit të TOB për administrimin në mënyrë profesionale të infrastrukturës së tetarit të ri.

Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor synon të reshtohet krahë teatrove europiane, dhe në kuadër të kësaj ka nisur puna për modernizimin e tij. Për të implementuar standardet europiane TOB nis bashkëpunimin me Akademinë e Teatrit të La Scalës, Itali. Drejtorja e këtij institucioni Luisa Vinci, në takimin me drejtoren e TOB, Zana Cela përcaktuan kriteret e bashkëpunimit që konsiston në përgatitjen e stafit për administrimin e një teatri bashkëkohor.

Çela: Sot ne fillojmë negociatat për një projekt, i cili do të jetë projekt i të ardhmes që do të shkojë sinkron Teatrit Modern që ne po presim pas rinovimit.

Vinci: Është një projekt sfidues dhe i bukur që na bashkon në një hapësirë gjeografike që për shumë vite nuk ishte e mundur. Por më në fund jemi ribashkuar në një projekt sa të mrekullueshëm, dhe sfidues. Kështu që nuk më mbetet gjë tjetër të uroj për të dyja, të arrihet dhe të realizohet.

Më herët Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor u anëtarësua në organizatën “Opera Europa” . Ndërkohë ambientet e këtij institucioni po i nënshtrohen një rikonstruksioni total për ta kthyer atë një teatër modern.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
U kapën me 200 mijë paund kokainë, 20 vjet burg për tre shqiptarë

Close