Sopranoja Ermonela Jaho shkëlqen në Peralade, mediat spanjolle e krahasojnë me Maria Callas
11/08/2017 - 9:40

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho është ngjitur në skenën e Festivalit Peralade të Spanjës, ku në edicionin e 31-të, ishin pjesëmarrës artistët më me ndikim nga vende të ndryshme të botës.

Sopranoja  shqiptare, Ermonela Jaho ka rrëmbyer duartrokitjet e audiencës spanjolle me rolin e saj në shfaqjen operistike “Madama Butterfly”.

Meediat spanjolle, e kanë vlerësuar artisten shqiptare duke e krahasuar me Maria Callas, një krahasim ky që e ngre edhe më shumë figurën e sopranos e cila ka pushtuar tashmë skenat më prestigjioze në të gjithë botën.

/ATA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close